• Punëtorët brenda Qendrës për Menaxhim me Kriza akuzojnë drejtuesin e këtij Institucioni Agron Buxhakun për keqpërdorime dhe shkelje të ligjeve gjatë kryerjes së detyrës. Buxhaku kritikohet për shpërfillje të punës, punësime partiake, kuadro jo profesionale për menaxhimin me krizat, keqpërdorim të mjeteve financiare dhe për mungesë transparence, njofton Alsat-M.

Jo kompetenca dhe jo profesionalizmi është evident kur vendosen kuadro partiake dhe politike në organe shtetërore siç është në rastin me drejtorin i Qendrës për Menaxhim me Kriza në këtë periudhë. Për shembull udhëheqja me Shtabin për Kriza nënkupton që duhet ta udhëheqin njerëz profesional- deklaroi Ilija Bojarovski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve në QMK.

Buxhaku mohon akuzat e tilla për keqpërdorime kurse sipas tij Bujarovski flet në emrin personal dhe për interesa personale, dhe jo në emër të sindikatës.

“Në lidhje më akuzat e radhës të personit Bojarovski, që prezantohet dhe flet gjoja ne emër të sindikatës, e para ai nuk flet në emër të sindikatës, këtu janë prezent nënkryetari dhe anëtari i Sindikatës. 12.43 Po flet në emrin e tij personal” deklaroi Agron Buxhaku, drejtor i Qendrës për Menaxhim të Krizave.

Source: New feed