Vetura, banesa, shtëpi, truall, kredi, çfarë posedojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe funksionarë politik? Sipas Listës anketuese, vendin e parë e zë Ratko Dimitrovski kryetari i Koçanit nga radhët VMRO-DPMNE-së i cili posedon pasuri në vlerë totale prej 201 milion denarë. Ai ka dy vetura, dy shtëpi dhe tokë bujqësore.

Në vendin e dytë radhitet Fatmir Izairi, kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ai bashkë me bashkëshorten e tij, posedojnë 3 makina, një barnatore, firmë dhe poliklinikë.

Vendin e tretë e zë Enver Pajaziti kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Bërvenicës nga radhët e BDI-së. Bashkë me familjen posedojnë 2 vetura, shtëpi për pushim e cila kushton 60 mijë euro. Posedon edhe tokë në Çellopek prej 49 mijë eurosh. Lista anketuese e tij peshon 1 milion e 500 mijë euro.

Në vendin e katërt qëndron kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta i cili ka pasuri prej 1 milion e 300 mijë eurosh. Ai posedon 3 banesa, 4 vetura dhe ka librezë devizore prej 26 mijë euro.

Petre Shillegov kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit qëndron në vendin e pestë. Pasuria e tij peshon 1 milionë e 268 mijë euro. Ka një shtëpi që kushton 390 mijë euro ndërsa sëbashku me bashkëshorten posedojnë edhe 4 banesa në Shkup.

Ndër ministrat më të pasur, njëherit edhe kandidatë për kryetarë komunash, janë Arben Taravari dhe Ramiz Merko. Arben Taravari ka raportuar se posedon pronë prej 1 millionë e 8 mijë euro. Posedon veturë Volvo me vlerë 50 mijë euro. Ramiz Merko, ndërkaq, peshon 683 mijë euro. Ka banesë dhe dy shtëpi ku njërën e ka në Durrës./Telegrafi/

The post Sa peshojnë kandidatët për kryetarë komunash në Maqedoni? appeared first on Telegrafi.

Source: New feed