Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar gjyqtarin e ndeshjes.

Njoftimi i Policisë:

Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra.

Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.K. 30 vjeç, banues në Përmet.

A.H. 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

M.Xh. 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P. dhe A.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Source: New feed